Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes, ua bëri këtë pyetje kolegëve të tij komentatorë gjatë një episodi të emisionit “ Stick to Football” .
Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germain kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Real Madridin dhe Liverpoolin, kështu që po vlerësohen lartë për nivelin e tyre dhe po shihen si fitues të mundshëm të trofeut.
Megjithatë, përtej kësaj, legjenda e Unitedit, Scholes, beson se këto dy skuadra do të ishin shumë të forta edhe për kampionatin anglez, duke arritur edhe ta fitojnë ligën.
“A mendoni se PSG dhe Bayern mund të vijnë në Ligën Premier dhe të fitojnë ligën tonë?”, pyeti Scholes grupin e panelistëve.
Roy Keane vuri në dukje se ata “patjetër do të ishin në garë”, ndërsa Scholes shkoi një hap më tej, duke deklaruar: “Mendoj se do ta fitonin lehtë”.
Ian Wright ofroi një pikëpamje më të nuancuar, duke sugjeruar se, ndërsa të dy klubet do të kishin vështirësi me volumin e madh të ndeshjeve me intensitet të lartë në Ligën Premier, ai në fund u pajtua me rezultatin.
“Duke pasur parasysh nivelin konkurrues në Ligën Premier, të dy klubet do të kishin probleme me numrin e ndeshjeve intensive, por unë prapë mendoj se do të fitonin”, deklaroi Wright. /Telegrafi/






