LDK në Podujevë propozon Agim Veliun kandidat për deputet

Nacionale

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndër kandidatët e propozuar për deputet nga LDK-ja në Podujevë është edhe Agim Veliu. Ditë më parë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do t’i bëjë bashkë në LDK të gjithë ata që i përkasin të djathtës. Agim Veliu nuk ishte […]

Madhësia e shkronjave

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndër kandidatët e propozuar për deputet nga LDK-ja në Podujevë është edhe Agim Veliu.

Ditë më parë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do t’i bëjë bashkë në LDK të gjithë ata që i përkasin të djathtës.

Agim Veliu nuk ishte përfshirë në listën e LDK-së si kandidat për deputetë në dy palë zgjedhjet e mbajtura më 2025. Më herët ishte kryetar i Podujevës, deputet dhe ministër i Punëve të Brendshme.

Pas rezultatit që LDK-ja mori në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Veliu, kërkoi dorëheqjen e liderit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në parti.