Në prag të ndërrimit të moteve, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zyrtarët policorë që janë në shërbim të qytetarëve, duke i falënderuar ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të pandërprerë, sidomos gjatë periudhës festive të Vitit të Ri.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për punën e palodhur të efektivëve të Policisë së Kosovës, duke i vlerësuar ata si “shtyllë të rëndësishme” për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend.
“Zyrtarët policorë, si në çdo kohë e në çdo cep të vendit, edhe sonte janë në detyrë, në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. I vizitova për t’i përshëndetur nga afër dhe për t’u shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre të pandërprerë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se, përkushtimi, profesionalizmi dhe përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë janë të pazëvendësueshme për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, dhe ka shpërndarë një mesazh urimi për Vitin e Ri.
“Për Vitin e Ri, u uroj shëndet, mbarësi, begati dhe suksese të vazhdueshme në detyrën e tyre fisnike. Falë punës së tyre, qytetarët tanë festojnë me më shumë qetësi dhe siguri”, ka përfunduar ai.
https://www.facebook.com/share/p/1KdJKPsHgT/?mibextid=wwXIfr
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi juaj është shtyllë e sigurisë në Kosovë
<div><div><img width="640" height="426" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/810692-attachment-1024x682.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi juaj është shtyllë e sigurisë në Kosovë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="2048" height="1363" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/810692-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi juaj është shtyllë e sigurisë në Kosovë" loading="lazy"></p>Në prag të ndërrimit të moteve, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zyrtarët policorë që janë në shërbim të qytetarëve, duke i falënderuar ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të pandërprerë, sidomos gjatë periudhës festive të Vitit të Ri. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për</div>






