Kurti s’përmend kundërshtarët në fjalimin festues, ju flet veç mbështetësve: Ju jeni kuptimi i ekzistencës së funksioneve tona

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810150-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Kurti s’përmend kundërshtarët në fjalimin festues, ju flet veç mbështetësve: Ju jeni kuptimi i ekzistencës së funksioneve tona" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810150-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Kurti s’përmend kundërshtarët në fjalimin festues, ju flet veç mbështetësve: Ju jeni kuptimi i ekzistencës së funksioneve tona" loading="lazy"></p>Albin Kurti, kryeministër në detyrë, është deklaruar në sheshin kryesor të Prishtinës pak minuta më parë, kur tashmë edhe është bërë e qartë që ka fituar zgjedhjet e 28 Dhjetorit. Fillimisht Kurti, para qytetarëve tha: “Me lejoni që të falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës që morën pjesë në zgjedhje sot dhe u bënë pjesëmarrës</div>

Madhësia e shkronjave

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, është deklaruar në sheshin kryesor të Prishtinës pak minuta më parë, kur tashmë edhe është bërë e qartë që ka fituar zgjedhjet e 28 Dhjetorit.
Fillimisht Kurti, para qytetarëve tha:
“Me lejoni që të falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës që morën pjesë në zgjedhje sot dhe u bënë pjesëmarrës të kësaj feste të madhe. Jo vetëm të fitores së Vetëvendosjes e partnerëve të saj, por edhe kësaj feste të demokracisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti.
“Me datën 9 shkurt sivjet ka fituar Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partinë Guxo e partinë Alternativa, ndërkaq kësaj radhe ka fituar populli dhe Republika”, tha Kurti në sheshin e Prishtinës.
“Ajo çfarë e bëri të mundshme fitoren, është vizioni dhe programi, punët e mbara e të mira në këtë pothuajse 5-vjeçar dhe zotimet tona të reja të cilat do t’i përmbushim të gjitha sepse duam të ju  shërbejmë juve me krejt çka dimë e mundemi, vijmë prej jush e rikthehemi tek ju sepse ju jeni kuptimi i ekzistencës së pozitave e funksioneve tona”, tha Kurti para qytetarëve.