Kurti pret në takim Apostullin nga Ghana, flasin për bashkëpunim ekonomik e kulturor

LAJME

n Kurti pret në takim Apostullin nga Ghana, flasin për bashkëpunim ekonomik e kulturorKryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Apostullin Eric Kwabena Nyamekye nga Republika e Ganës nnnn Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit, Kurti ka shprehur mirënjohjen për interesimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe […]

Madhësia e shkronjave

Kurti pret në takim Apostullin nga Ghana, flasin për bashkëpunim ekonomik e kulturor
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Apostullin Eric Kwabena Nyamekye nga Republika e Ganës

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit, Kurti ka shprehur mirënjohjen për interesimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ganës.

Lexo edhe nga LAJME
39230

Ai ka vënë në pah zhvillimin demokratik, shoqëror dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, si dhe angazhimin e Qeverisë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave demokratike, dimensionit shumëkulturor dhe bashkëjetesës fetare, si elemente kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

Po ashtu, Kurti ka nënvizuar përkushtimin e Qeverisë për ndërtimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit dhe komunikimit me Republikën e Ganës dhe vendet e tjera të kontinentit afrikan, duke shprehur gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në fushat e kulturës, dialogut ndërfetar dhe zhvillimit ekonomik.

“Apostulli Dr. Eric Kwabena Nyamekye, Kryetar i Kishës së Pentekostit në Akra të Ganës, po qëndron për herë të parë në vizitë në Kosovë, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e Parë Ballkanike të Kishës së Pentekostit, e cila u mbajt në Prishtinë”, theksohet në komunikatë.