Kurti deklaron se ka vetëm 16,41 euro në bankë dhe se qiraja i ka shkuar më shtrenjtë

Nacionale

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit Albin Kurti. Nga dokumenti rezulton se kursimet e tij kanë rënë dhe qiraja e banesës është rritur për 100 euro. Në pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nuk ka ndryshime të mëdha. Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën e bashkëshortes, […]

Madhësia e shkronjave

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit Albin Kurti.

Nga dokumenti rezulton se kursimet e tij kanë rënë dhe qiraja e banesës është rritur për 100 euro.

Në pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nuk ka ndryshime të mëdha. Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën e bashkëshortes, vlera e së cilës është 530 mijë euro.

Sa i përket parave të gatshme, Kurti ka deklaruar 16,41 euro në emër të tij, ndërsa bashkëshortja ka 19 mijë e 500 euro, të ardhura nga paga dhe trashëgimi nga prindi.

Vajza ka gjithashtu kursime: 2 mijë euro dhe 50 euro të tjera, të cilat sipas deklarimit kanë origjinë familjare. Vjet, kursimet e Kurtit ishin 1.800 euro.

Kurti ka deklaruar si borxh kreditë e bashkëshortes, që mbeten 160 mijë euro, si dhe rritjen e qirasë së banesës, tani 350 euro, nga 250 euro që paguhej vitin e kaluar.

Për të hyrat vjetore, Kryeministri ka deklaruar 21.315 euro nga paga e tij, ndërsa bashkëshortja ka fituar 51 mijë euro. /Telegrafi/