Kur fillon Big Brother VIP Kosova? Zbulohen detaje për edicionin e ri

Magazina

Entuziazmi për nisjen e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova po rritet, teksa fansat mezi presin rikthimin e një prej reality show-ve më të komentuara në vend. Kurioziteti për banorët e rinj, surprizat që do të sjellë ky edicion dhe dinamika që do të krijohet brenda shtëpisë kanë zgjuar interesimin e publikut, i […]

Madhësia e shkronjave

Entuziazmi për nisjen e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova po rritet, teksa fansat mezi presin rikthimin e një prej reality show-ve më të komentuara në vend.

Kurioziteti për banorët e rinj, surprizat që do të sjellë ky edicion dhe dinamika që do të krijohet brenda shtëpisë kanë zgjuar interesimin e publikut, i cili pret me padurim të zbulojë se cilët personazhe do të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi.

Por kur nis edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova?

Gazetari i Klan Kosova, Agon Rexhepi në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditura risitë rreth sezonit të ri të spektaklit.

“Çka mundem me thanë, për shkak të zhvillimeve në vend, me aq sa di unë, është shtyrë pak dita. Me sa e di unë, fillon gjatë muajit nëntor”, u shpreh Rexhepi.

Por sipas gazetares Blerina Shoshi, edicionit i pestë i BBVK pritet të fillojë në fund të tetorit.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga produksioni lidhur me datën e nisjes së spektaklit, duke lënë kështu shumë pikëpyetje te publiku.

Komentet