Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, do t’ia paraqesë dorëheqjen mbretit, pasi bisedimet për buxhetin gjatë natës dështuan

Bota

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, do t’i ofrojë dorëheqjen e qeverisë së tij Mbretit Philippe më vonë të hënën, pas dështimit të bisedimeve për buxhetin gjatë natës, raportojnë mediat lokale. Në orën 9:30 CET, De Wever do të ketë një takim me Mbretin, tha transmetuesi publik VRT, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Kjo […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, do t’i ofrojë dorëheqjen e qeverisë së tij Mbretit Philippe më vonë të hënën, pas dështimit të bisedimeve për buxhetin gjatë natës, raportojnë mediat lokale.

Në orën 9:30 CET, De Wever do të ketë një takim me Mbretin, tha transmetuesi publik VRT, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo vjen pasi negociatat gjatë natës me kabinetin e tij mbi buxhetin dështuan të arrinin një marrëveshje.

Qeveria duhet të kursejë 10 miliardë euro për të qëndruar brenda kufijve të shpenzimeve të BE-së.

Deficiti buxhetor arriti në 5% vitin e kaluar, ndërsa një deficit prej maksimumi 3% lejohet sipas rregullave evropiane.

Borxhi kombëtar belg arrin në mbi 735 miliardë euro, më shumë se 110% e PBB të Belgjikës, ndërsa 60% lejohet.

Për shkak të dështimit për të arritur një marrëveshje, normat e interesit për obligacionet qeveritare janë rritur dhe Belgjika duhet të paguajë më shumë për të përmbushur detyrimet e saj të borxhit.

Nëse Mbreti pranon dorëheqjen e tij, do të thirren zgjedhje të reja. Mbreti gjithashtu mund ta refuzojë ose “ta mbajë në konsideratë” dorëheqjen. /Telegrafi/

Komentet