Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

opinion

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi, një Rezolutë për shqiptarët autokton,që jetojnë në trojet e veta në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.  Kosova me këtë Rezolutë, në raport me Serbinë, do të ia lehtësojë në bisedimet që do të zhvillohen, dhe është një Reciprocite, që do të duhej të vlejë  ku të gjithë të drejtat […]

Madhësia e shkronjave

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi, një Rezolutë për shqiptarët autokton,që jetojnë në trojet e veta në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. 

Kosova me këtë Rezolutë, në raport me Serbinë, do të ia lehtësojë në bisedimet që do të zhvillohen, dhe është një Reciprocite, që do të duhej të vlejë  ku të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku që të njëjtat të drejta t’i gëzojnë edhe shqiptarët etnik  në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc. 

Kjo rezolutë, me propozimin e paraqitur disa ditë më parë, me arsyetimin e bazuar, e adresuar Kryeminstrit Albin Kurti, Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit  të LVV, si Grupi më i madh Parlamentar  në këtë Legjislatur.

Më vjen mirë që propozimi i adresuar është përkrahur plotësisht, edhe nga subjektet tjera të kësaj Legjislature.

Si propozues, dhe si pjesëmarrës në seancën e rregulltë, në pikën që është diskutuar dhe miratuar kjo Rezolutë, vlen të përshendetët pasi që tregon dhe paraqet një akt se Republika e Kosovës, edhe më tej do të vazhdon të afroj mbështetje, angazhim e përkushtim duke investuar në projekte tjera për shqiptarët e kësaj Krahine.  

Jam tejet falenderues që propozimi im tanimë Rezolut e miratuar…! 

Prishtinë, 24 prill 2026.