Kontrolle për zhurmat në Shëngjin

Nacionale

Policia e Lezhës ka vijuar kontrollet për respektimin e normave të lejuara të zhurmës në zonën turistike të Shëngjinit, në kuadër të planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit veror. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, strukturat e sigurisë publike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë monitoruar ambiente dhe […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Lezhës ka vijuar kontrollet për respektimin e normave të lejuara të zhurmës në zonën turistike të Shëngjinit, në kuadër të planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit veror.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, strukturat e sigurisë publike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë monitoruar ambiente dhe subjekte të hapura e të mbyllura me pajisje matëse të nivelit të zhurmës, për të verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Nga kontrollet e kryera rezultoi se nivelet e zhurmës ishin brenda kufijve të lejuar dhe nuk u konstatua asnjë shkelje që do të kërkonte ndërhyrje apo masë administrative nga Policia.

Po ashtu, u kontrollua edhe respektimi i orarit të lejuar për zhvillimin e aktiviteteve muzikore në ambiente të hapura, i cili është nga ora 11:00 deri në 24:00.

Policia e Lezhës njoftoi se do të vijojë monitorimin gjatë gjithë sezonit turistik dhe u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të shkeljes së normave të zhurmës, duke garantuar reagim të menjëhershëm në përputhje me ligjin.