Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është deklaruar sot lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës.

Zëvendëskryeministri Konjufca i cili është edhe kandidat zyrtar i LVV-së për president tha se do të tërheq kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president.
“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha shkurt Konjufca.





