Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kujtuar h***** e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka ndarë një mesazh kushtuar figurës së Pajazitit, duke thënë se shtatorja e tij vazhdon t’i japë frymëzim dhe shpresë.
Ajo ka theksuar se qëndrimi i tij prej sypatremburi dhe vendosmëria që përcjell figura e tij mbeten frymëzim për të vazhduar punën për vendin.
“Vitet kalojnë, por Zahiri mbetet përherë i ri në kujtesën tonë e të kombit. Një ndër pushkët e para të lirisë, që vazhdon të na japë zemër edhe nga përjetësia”, ka shkruar Çitaku.
Në fund të mesazhit të saj, ajo ka uruar 64-vjetorin e lindjes së heroit, duke e përmbyllur me shprehjen: “Sepse heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje”.
Zahir Pajaziti mbetet një nga figurat e rëndësishme të historisë së rezistencës dhe luftës për lirinë e Kosovës. /Telegrafi/