Kjo është video që detyroi policinë serbe të arrestojë 4 shqiptarë për nxitje të urrejtjes (Video)

Nacionale

atër shtetas të Republikës së Shqipërisë janë arrestuar në Serbi, të dyshuar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP). Të arrestuarit janë identifikuar si: A. S. (1989), E. V. (1984), E. G. (1978), A. C. (2005) Sipas MUP-it, arsyeja e […]

Madhësia e shkronjave

atër shtetas të Republikës së Shqipërisë janë arrestuar në Serbi, të dyshuar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP).

Të arrestuarit janë identifikuar si: A. S. (1989), E. V. (1984), E. G. (1978), A. C. (2005)

Sipas MUP-it, arsyeja e arrestimit është publikimi i një videoje në rrjetin social Facebook, në të cilën të dyshuarit shfaqen në një automjet duke udhëtuar në autostradë nëpër Serbi. Në video shfaqeshin simbole që autoritetet e Serbisë i lidhin me “Shqipërinë e Madhe” dhe përdoren fjalë të papërshtatshme ndaj Republikës së Serbisë.

Videoja e publikuar është përdorur si provë e drejtpërdrejtë nga autoritetet për të hetuar veprën penale. Për shkak të kësaj, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës ata do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, në Departamentin Special për Luftimin e Krimit të Teknologjisë së Lartë.