KESCO u bën thirrje qytetarëve për kursim të energjisë, sistemi i mbingarkuar nga konsumi i lartë

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810672-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="KESCO u bën thirrje qytetarëve për kursim të energjisë, sistemi i mbingarkuar nga konsumi i lartë" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1920" height="1080" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810672-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="KESCO u bën thirrje qytetarëve për kursim të energjisë, sistemi i mbingarkuar nga konsumi i lartë"></p>Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka nisur dërgimin e mesazheve njoftuese në telefonat mobil të qytetarëve, përmes të cilave kërkon kursimin e energjisë elektrike, duke paralajmëruar se konsumi aktual është shumë i lartë dhe sistemi është i mbingarkuar. Në mesazhin e dërguar, KESCO u bën thirrje konsumatorëve që të shmangin përdorimin</div>

Madhësia e shkronjave

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka nisur dërgimin e mesazheve njoftuese në telefonat mobil të qytetarëve, përmes të cilave kërkon kursimin e energjisë elektrike, duke paralajmëruar se konsumi aktual është shumë i lartë dhe sistemi është i mbingarkuar.
Në mesazhin e dërguar, KESCO u bën thirrje konsumatorëve që të shmangin përdorimin e njëkohshëm të pajisjeve elektrike dhe të tregojnë kujdes në shpenzimin e energjisë. Sipas njoftimit, rritja e konsumit po ushtron presion të shtuar mbi sistemin energjetik, duke rritur rrezikun për vështirësi në furnizim.