Katy Perry dhe emrat e mëdhenj të Sunny Hill Festival 2026 – cilët artistë janë konfirmuar deri më tani?

Magazina

Sunny Hill Festival po ngjall pritshmëri të mëdha te adhuruesit e muzikës edhe këtë vit, me edicionin e ri që nis më 31 korrik dhe vazhdon për dy net të tjera, më 1 dhe 2 gusht. Festivali do të zhvillohet në Bërnicë të Poshtme, afër Prishtinës, një zonë e përshtatshme dhe e dedikuar për pjesëmarrësit […]

Madhësia e shkronjave

Sunny Hill Festival po ngjall pritshmëri të mëdha te adhuruesit e muzikës edhe këtë vit, me edicionin e ri që nis më 31 korrik dhe vazhdon për dy net të tjera, më 1 dhe 2 gusht.

Festivali do të zhvillohet në Bërnicë të Poshtme, afër Prishtinës, një zonë e përshtatshme dhe e dedikuar për pjesëmarrësit e festivalit gjatë ditëve të eventit.

Biletat e rregullta për festivalin janë tashmë në shitje përmes uebfaqes zyrtare sunnyhillfestival.com, ndërsa interesimi i publikut vazhdon të rritet dita-ditës, si nga vizitorët vendas ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë.

Një nga emrat më të mëdhenj të konfirmuar për këtë edicion është artistja amerikane Katy Perry, e njohur për një sërë hitesh botërore si Firework, Roar, I Kissed a Girl dhe California Gurls, të cilat kanë shënuar sukses të madh në top-listat ndërkombëtare dhe e kanë bërë atë një nga figurat më të njohura të muzikës pop.

Edhe pse lista e plotë e artistëve ende nuk është bërë publike, deri tani janë konfirmuar edhe emra të tjerë të njohur të skenës ndërkombëtare dhe vendore, përfshirë Martin Garrix, Pawsa, Seth Troxler, Adam Port, Rampa, Carlita, si dhe artistët vendorë Manifest dhe Dhurata Dora, të cilët pritet të sjellin energji dhe performanca të veçanta në skenën e festivalit.

Gjatë javëve në vijim, organizatorët pritet të zbulojnë edhe emra të tjerë të mëdhenj që do t’i bashkohen këtij edicioni, duke e rritur edhe më shumë interesimin dhe pritshmërinë e fansave të muzikës nga e gjithë bota.

Si një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropë, Sunny Hill Festival çdo vit mbledh dhjetëra mijëra pjesëmarrës dhe e shndërron Prishtinën në një qendër të rëndësishme të muzikës, kulturës dhe turizmit veror.