Kanosi vajzën dhe gruan, dënohet me 2 vjet burgim i akuzuari

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819272-kanosi-vajzen-dhe-gruan-denohet-me-2-vjet-burgim-i-akuzuari.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kanosi-vajzen-dhe-gruan,-denohet-me-2-vjet-burgim-i-akuzuari" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819272-kanosi-vajzen-dhe-gruan-denohet-me-2-vjet-burgim-i-akuzuari.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kanosi-vajzen-dhe-gruan,-denohet-me-2-vjet-burgim-i-akuzuari" loading="lazy"></p>Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 2 vjet burgim një të akuzuar për “Kanosje”. “Ngjarja ka ndodhur më datë 03.06.2024, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë, ku i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur seriozisht viktimën e ndjeshme – vajzën e tij, duke i shkaktuar frikë dhe ankth për jetën dhe</div>

Madhësia e shkronjave

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 2 vjet burgim një të akuzuar për “Kanosje”.
“Ngjarja ka ndodhur më datë 03.06.2024, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë, ku i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur seriozisht viktimën e ndjeshme – vajzën e tij, duke i shkaktuar frikë dhe ankth për jetën dhe sigurinë e saj. Po ashtu, se në të njëjtën datë, kohë dhe vend, i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, me dashje dhe përmes fjalëve dhe veprimeve kërcënuese, ka kanosur seriozisht edhe bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e saj.”
I akuzuari ndodhet në paraburgim nga 3 qershori i vitit 2024.
“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.”