Modelja, Kaia Gerber, është fotografuar në Los Angeles gjatë një daljeje të vetme, disa javë pas vdekjes së të vëllait, Presley Gerber, në moshën 27-vjeçare.
25-vjeçarja u shfaq me veshje të thjeshtë, syze dielli dhe një çantë Fendi mbi supe.

Sipas Daily Mail, nëna e saj, Cindy Crawford, vizitoi fillimisht shtëpinë e Presley-t dhe më pas shkoi në banesën e Kaia-s për të parë si po përballonte vajza humbjen.
Presley, djali i Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, u gjet i vdekur më 20 shtator, ndërsa qëndronte në një qendër rehabilitimi në Santa Monica të Kalifornisë.
Sipas raportimeve, dyshohet se vdekja lidhet me një m******. Ai kishte folur më parë publikisht për betejën shumëvjeçare me varësinë nga d**** dhe problemet e shëndetit mendor.
Pak javë para tragjedisë, Kaia kishte treguar për revistën Vogue se problemet e të vëllait kishin ndikuar thellë në të gjithë familjen.
Ndërkohë, burime pranë saj i thanë Daily Mail se modelja po përjeton një periudhë të vështirë zie dhe se partneri i saj, aktori Lewis Pullman, po i qëndron pranë.
Sipas të njëjtave burime, Kaia është ende në gjendje shoku dhe po përpiqet të përballojë humbjen e të vëllait, me të cilin kishte pasur një lidhje shumë të ngushtë. /Telegrafi/





