Juventusi ka bërë hapin e parë zyrtar për transferimin e Joshua Zirkzees nga Manchester United, teksa negociatat mes dy klubeve raportohet se kanë hyrë në një fazë konkrete.
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, klubi torinez ka paraqitur një ofertë për sulmuesin holandez, e cila përfshin një huazim fillestar me vlerë rreth 2.5 milionë euro, si dhe një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh në fund të periudhës së huazimit.

Megjithatë, Manchester United kërkon një paketë totale prej rreth 35 milionë eurosh, ku përfshihet edhe tarifa e huazimit dhe shuma e transferimit përfundimtar.
Kjo diferencë në vlerësim ka bërë që dy klubet të vazhdojnë diskutimet për strukturën e marrëveshjes, ndërsa negociatat mes Juventusit dhe Manchester Unitedit janë ende në zhvillim.
Zirkzee iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2024 nga Bologna dhe aktualisht është nën kontratë me klubin anglez. /Telegrafi/





