Jurgen Uldedaj rikthehet në ring për mbrojtjen e titullit botëror në IBO

Sport

Kampioni shqiptar i IBO-së, Jurgen Uldedaj do të përballet me sfiduesin e pamposhtur Muhsin Cason në një nga duelet më të mëdha të vitit në kategorinë cruiserweight. Boksieri shqiptar do të rikthehet në ring më 30 maj për ta mbrojtur titullin botëror IBO në kategorinë cruiserweight, në një duel që pritet të tërheqë vëmendjen e […]

Madhësia e shkronjave

Kampioni shqiptar i IBO-së, Jurgen Uldedaj do të përballet me sfiduesin e pamposhtur Muhsin Cason në një nga duelet më të mëdha të vitit në kategorinë cruiserweight.

Boksieri shqiptar do të rikthehet në ring më 30 maj për ta mbrojtur titullin botëror IBO në kategorinë cruiserweight, në një duel që pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë botës së boksit.

Uldedaj do të përballet me sfiduesin e pamposhtur Muhsin Cason në eventin madhështor që do të zhvillohet në OVO Arena Wembley në Londër, ndërsa mbrëmja do të transmetohet live në BBC iPlayer.

Organizatorët e eventit e kanë cilësuar këtë përballje si një nga duelet më të forta të vitit në kategorinë cruiserweight, pasi të dy boksierët hyjnë në ring me objektiva të mëdha dhe me shumë presion mbi supe.

Kampioni shqiptar vjen në këtë duel pas paraqitjeve të fuqishme që e çuan drejt titullit botëror, duke u shndërruar në një nga emrat më të përfolur në arenën ndërkombëtare të boksit profesionist.

Në anën tjetër, Cason konsiderohet një kundërshtar tepër i rrezikshëm, pasi ende nuk ka provuar humbje në karrierën e tij profesionale dhe synon ta rrëmbejë titullin në një nga skenat më prestigjioze të Evropës. /Telegrafi/