Juela: Selin nuk e ka merituar fitoren në Big Brother, lojën ia ka bërë familja

Magazina

Juela Nikolli, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5 ka qenë e ftuar së fundmi në “Live From Tirana”. Ajo ka folur për jetën pas këtij reality shou, muzikën por edhe për ish-banorët e tjerë. E pyetur për Selin, ajo u shpreh: “Nuk e kam parë shumë, nuk e kam ndjekur, mendoj që një strategji […]

Madhësia e shkronjave

Juela Nikolli, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5 ka qenë e ftuar së fundmi në “Live From Tirana”.

Ajo ka folur për jetën pas këtij reality shou, muzikën por edhe për ish-banorët e tjerë.

E pyetur për Selin, ajo u shpreh: “Nuk e kam parë shumë, nuk e kam ndjekur, mendoj që një strategji e mirë do të ishte të mos jepej shumë direkt”.

“Nuk më ngjall emocione pozitive, as negative, është indiferente, ia kam thënë se e shoh si një moderatore e zonja”, theksoi mes tjerash.

Sa i përket asaj nëse e ka merituar fitoren, Juela shtoi: “Asaj lojën ia ka bërë familja, por ajo ka qenë shumë aktive dhe lojën e saj e ka bërë brenda shtëpisë, për mua nuk e ka merituar. Rogerti, Miri e kanë merituar, kemi bërë dhe lojën bashkë”.

E njëjta ka ecur tejet gjatë në lojë dhe ka qenë e pozicionuar nga grupi e Mirit dhe Rogertit.

Miri u rendit në vend të dytë, gjersa Mateo Borri në vend të tretë në finale të BBVA. /Telegrafi/