Jessica Alba është parë për herë të parë në sheshxhirimet e rikthimit të komedisë romantike “13 Going On 30” në Los Angeles, ndërsa kishte pranë saj vajzën 18-vjeçare, Honor.
Aktorja 45-vjeçare u fotografua gjatë një pushimi nga xhirimet me një veshje elegante në nuanca kafeje, e përbërë nga një bluzë me jakë të ngushtë dhe një fund lëkure deri në gju.
Ajo kompletoi pamjen me flokë biondë të ndara në mes dhe pantofla gri me shputa të trasha, shkruan DailyMail.
Në këtë paraqitje, Alba u vizitua nga vajza e saj e madhe, Honor, e cila tërhoqi vëmendjen me flokët e gjatë rozë dhe një çantë luksoze Christian Dior.
18-vjeçarja qëndroi pranë nënës së saj ndërsa ajo merrej me telefonin gjatë pushimit nga puna.
Ribërja e filmit të famshëm të vitit 2004, ku rolin kryesor e kishte Jennifer Garner, u njoftua në fillim të këtij muaji.
Alba konfirmoi pjesëmarrjen e saj në projekt duke e cilësuar filmin një histori që “nuk plaket kurrë” dhe shprehu emocionin për të qenë pjesë e një versioni të ri të tij.
Filmi i ri, i drejtuar nga Brett Haley dhe prodhuar nga Jennifer Garner, ka nisur xhirimet në qershor.
Përveç Albës, në kast pritet të jenë edhe emra të tjerë të njohur, ndërsa historia do të rikthejë magjinë e komedisë romantike që u bë një klasik për publikun. /Telegrafi/






