Mesfushori i AC Milanit Ardon Jashari thotë se gjithnjë e ka pasur prioritet Kombëtaren e Zvicrës.
Jashari ka rastin e artë për ta dëshmuar kualitetin, pasi Zvicra e përjashtoi Granit Xhakën, shkaku i tollovisë për certifikatën e falsifikuar të vaksinimit për COVID-19.
Ylli i Milanit ka treguar së fundmi që asnjëherë nuk e ka konsideruar ndonjë kombëtare tjetër përpos Zvicrës.
“Herën e fundit që isha në Maqedoni ndodhi në verë, bashkë me familjen time. Në të kaluarën kam pasur kontakte me Maqedoninë e Veriut, por kur erdhi telefonata nga Zvicra, e pranova menjëherë”.
“Nuk kisha asnjë dilemë sepse kam lindur në Zvicër, kam kryer shkollën këtu dhe për mua ekzistonte vetëm Zvicra si shtet”, deklaroi ai.
Jasharin faktikisht e kishte kontaktuar edhe Kosova në të kaluarën, megjithatë lojtari ishte i prirur për të luajtur për Zvicrën, ëndërr që tashmë e ka realizuar.
Përndryshe, Zvicra të shtunën mbrëma do të përballet me Maqedoninë e Veriut nga ora 20:45./Telegrafi/





