“Jemi të vjedhur” – Raphinha rrezikon një dënim shembullor nga UEFA pas eliminimit nga Atletico

Sport

Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka reaguar ashpër pas ndeshjes kundër Atletico Madrid në stadiumin Wanda Metropolitano, ku Barcelona fitoi 2-1, por u eliminua nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-2. Braziliani, i cili nuk luajti për shkak të një dëmtimi, foli për një media braziliane pas takimit dhe e cilësoi ndeshjen si një […]

Madhësia e shkronjave

Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka reaguar ashpër pas ndeshjes kundër Atletico Madrid në stadiumin Wanda Metropolitano, ku Barcelona fitoi 2-1, por u eliminua nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Braziliani, i cili nuk luajti për shkak të një dëmtimi, foli për një media braziliane pas takimit dhe e cilësoi ndeshjen si një “grabitje”.

“Ishte një ndeshje e vjedhur, gjyqtari ishte i tmerrshëm. Vendimet që morën ishin të pabesueshme. Atletico Madrid kreu faulle të panumërta dhe nuk mori asnjë karton të verdhë. Dua ta kuptoj frikën e Barcelonës për të avancuar”, u shpreh ai.

Ky reagim mund t’i kushtojë shtrenjtë lojtarit të Barcelonës, pasi UEFA mund të ndërmarrë masa disiplinore ndaj tij.

Sipas Nenit 11 të Kodit Disiplinor të UEFA, çdo sjellje fyese ose që diskrediton futbollin dhe institucionin mund të ndëshkohet me sanksione.

Dënimi mund të arrijë deri në tre ndeshje pezullim, të cilat ai do të duhet t’i vuajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur më parë me ish-lojtarin e Barcelonës, Neymar, i cili u pezullua për kritikat ndaj gjyqtarit pas ndeshjes Paris Saint-Germain – Manchester United në vitin 2019.

Fillimisht, UEFA i dha një pezullim prej tre ndeshjesh, por më vonë CAS e reduktoi dënimin në dy ndeshje. /Telegrafi/