“Je një hero, një luan”, Netanyahu takon pasagjerin që ndërhyri gjatë incidentit në aeroplan

Bota

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka takuar pasagjerin Yoniv, i cili ndihmoi në neutralizimin e bashkëpilotit nga Omani, i dyshuar se tentoi të rrëzonte një aeroplan të kompanisë Flydubai me rreth 180 persona në bord. Gjatë takimit, Yoniv ishte ende i veshur me bluzën e mbuluar me gjak, pasi kishte ndërhyrë për të ndaluar bashkëpilotitn gjatë […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka takuar pasagjerin Yoniv, i cili ndihmoi në neutralizimin e bashkëpilotit nga Omani, i dyshuar se tentoi të rrëzonte një aeroplan të kompanisë Flydubai me rreth 180 persona në bord.

Gjatë takimit, Yoniv ishte ende i veshur me bluzën e mbuluar me gjak, pasi kishte ndërhyrë për të ndaluar bashkëpilotitn gjatë incidentit në aeroplan.

Netanyahu e vlerësoi pasagjerin për veprimin e tij, duke e cilësuar hero.

“Yoniv, je një hero i vërtetë. Të shoh dhe shoh një luan. Shikoj një hero të madh”, i tha Netanyahu.

Pasagjeri iu përgjigj: “Ne jemi një komb luanësh, apo jo”.

Yoniv tregoi se incidenti ndodhi rreth një orë e 10 minuta përpara kohës së planifikuar të uljes së aeroplanit në Izrael.

Sipas kryeministrit izraelit, ndërhyrja e pasagjerit mund të ketë shpëtuar jo vetëm të gjithë personat që ndodheshin në bord, por mund të ketë parandaluar edhe një katastrofë më të madhe, nëse aeroplani do të kishte arritur të hynte në hapësirën ajrore të Izraelit.

Motivi i saktë i ngjarjes mbetet ende nën hetim. /Telegrafi/