Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs, i shoqëruar nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, veçanërisht me Gardën Kombëtare të Ajova-s.
Tutje, Jashari shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.
Palët u pajtuan se Programi i Partneritetit të Përbashkët (SPP) ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së është një shembull i suksesit dhe arritjeve të përbashkëta në aktivitete të ndryshme.
Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët theksuan“që thellimi i bashkëpunimit është thelbësor për avancimin e ndërveprueshmërisë së forcave tona, njëherit u theksua nevoja e mbështetjes së SHBA në përmbushjen e synimit tonë strategjik, drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.”.
Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së
<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812603-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="2048" height="1152" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812603-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së"></p>Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs, i shoqëruar nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe</div>






