Kryetari i Shoqatës Akademike të Shqiptarëve, Hasan Jashari deklaroi se ideja për themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptare nuk është e re dhe nuk ka qenë fillimisht e tij.
Ai në “Shenja” theksoi se për herë të parë këtë ide e kishte dëgjuar nga profesori dhe rektori i parë i Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani.
Jashari, deklaroi se hera e fundit kur është përmendur Akademia Shqiptare nga ndonjë përfaqësues i koalicionit VLEN ka qenë në nëntor të vitit 2024.
Ai tha se, pavarësisht mbështetjes që kanë marrë në periudha të ndryshme, procesi nuk ka ecur sipas pritjeve të tyre.
“Një gjë ka. Na kanë mbështetë, dhe janë të vetmit që na kanë mbështetë. Na kanë mbështetë edhe kur kryetari i Parlamentit dhe kryetari i Qeverisë më vonë ishin shqiptarë. Nuk kanë pranuar në bisedë. Ne e dijmë që punët shkojnë vështirë, ama të të thirre në bisedë 15 profesorë universitarë. Ne kishim me vete 100 nënshkrime të profesorëve universitarë për Akademinë e Shkencave Shqiptare. Materiali u dërgua në elaborate të Qeverisë. 121 faqe material. Ajo kërkon punë ekipore që të bëhet aj material, që t’i dërgohet një organi qeveritar.
Nuk jemi të kënaqur, kemi pritur më shumë. Edhe gjatë vitit 2025 unë nuk kam dëgjuar asnjë funksioar të VLEN-it ta përmende Akademinjë Shqiptare. Herën e fundit është në nëntor të vitit 2024. Tash disa na kanë premtuar disa komuna shqiptare se do ta në ndihmojnë mirëpo të shohim”, deklaroi Jashari.






