Inteligjenca Artificiale dhe bota digjitale po gjen gjithnjë e më shumë terren tek bizneset shqiptare. Të dhënat e INSTAT tregojnë se interneti po përdoret masivisht nga ndërmarrjet shqiptare jo vetëm për organizimin e punës së tyre por edhe për shitjen e produkteve.
Konkretisht, sipas institutit të statistikave, në vitin 2026 përqindja e ndërmarrjeve që përdorin sisteme të inteligjencës artificiale në Shqipëri është rritur në 12.4%, krahasuar me 9% që ishte në vitin 2025.
Teknologjia është shumë më e përhapur te kompanitë e mëdha. Për ndërmarrjet me 250 ose më shumë të punësuar, përdorimi i AI arriti në 28.1% në vitin 2026 nga 24.8% në vitin 2025. Kjo do të thotë se më shumë se 1 në 4 kompani të mëdha përdorin aktualisht AI.
Të dhënat e INSTAT tregojnë po ashtu se vet punonjësit kanë një rritje të përdorimit të internetit për produktivitet në punë.
Në vitin 2026, 38,3 % e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet për qëllime pune nga 35,1 % që ishte në vitin 2025.
Jo vetëm nga të rinjtë, por mediat sociale po përdoren masivisht edhe nga bizneset, afro 88.% e ndërmarrjeve përdorin media sociale, një rritje me 1.6 pikë nga një vit më parë.
Ato janë më të përhapura në tregtinë me shumicë dhe pakicë, të ndjekura nga transporti dhe magazinimi.
Ndërsa 31,3% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte ose shërbime online, duke bërë që të radhurat nga shitjet të kap shifrën e 11.4 % të shumës totale të xhiros vjetore.
Për shkak të përdorimit masiv të botës digjitale 34,5 % e ndërmarrjeve kanë punësuar specialistë të TIK-ut, nga 31,8 % që ishte në vitin 2025./Tv Klan






