Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në repartin e Kirurgjisë në Vranjë, ku një mjek është sulmuar fizikisht nga një pacient nga Bujanoci.
Sipas raportimeve nga mediat serbe, pacienti kishte shkuar për ekzaminim, por i pakënaqur me trajtimin, debati verbal ka eskaluar në dhunë, duke përfunduar me goditjen e mjekut në fytyrë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe panik edhe te pacientët e tjerë të pranishëm, ndërsa dëshmitarët raportojnë se janë dëgjuar thirrje si: “Kush do ta operojë tani?”.
Autoritetet kanë reaguar menjëherë dhe ndaj të dyshuarit pritet të ngrihet kallëzim penal për “sulm ndaj një punonjësi në institucion shëndetësor”.
Incident në spitalin e Vranjës – pacienti nga Bujanoci sulmon mjekun
Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në repartin e Kirurgjisë në Vranjë, ku një mjek është sulmuar fizikisht nga një pacient nga Bujanoci.Sipas raportimeve nga mediat serbe, pacienti kishte shkuar për ekzaminim, por i pakënaqur me trajtimin, debati verbal ka eskaluar në dhunë, duke përfunduar me goditjen e mjekut në fytyrë.Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe panik […]
Si e vlerësoni këtë lajm?





