I dënuar për vrasje, ndërron jetë i burgosuri në QSUT

Nacionale

Një i moshuar, i cili është dënuar për veprën penale “vrasje me dashje”, ka ndërruar jetë mesditen e kësaj të hënë, 25 maj, në ambientet e QSUT-së. Pas rëndesës së tij shëndetësore, ai u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar në QSUT për trajtim të specializuar, ku dhe ndërroi jetë. […]

Madhësia e shkronjave

Një i moshuar, i cili është dënuar për veprën penale “vrasje me dashje”, ka ndërruar jetë mesditen e kësaj të hënë, 25 maj, në ambientet e QSUT-së.

Pas rëndesës së tij shëndetësore, ai u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar në QSUT për trajtim të specializuar, ku dhe ndërroi jetë. Nga informacioni paraprak mjekësor, i moshuari ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Shtetasi A.B., 73 vjeç, ishte transferuar në IEVP Lezhë më 27 nëntor 2021, me masë mjekimi të detyruar.