Humbja e republikanëve godet edhe Muskun, bien aksionet e Teslas dhe SpaceX

Bota

Bien aksionet e kompanive të Elon Muskut. Aksionet e kompanive të Elon Muskut, Tesla dhe SpaceX, kanë shënuar rënie pas rezultateve të zgjedhjeve afatmesme në SHBA, në të cilat demokratët siguruan fitore ndaj republikanëve. Sipas të dhënave të indeksit Nasdaq 100, aksionet e Teslas ranë me 2,80 për qind, ndërsa ato të SpaceX-it me 2,37 […]

Madhësia e shkronjave

Bien aksionet e kompanive të Elon Muskut.

Aksionet e kompanive të Elon Muskut, Tesla dhe SpaceX, kanë shënuar rënie pas rezultateve të zgjedhjeve afatmesme në SHBA, në të cilat demokratët siguruan fitore ndaj republikanëve.

Sipas të dhënave të indeksit Nasdaq 100, aksionet e Teslas ranë me 2,80 për qind, ndërsa ato të SpaceX-it me 2,37 për qind.

Zhvillime të reja te republikanët pas humbjes në zgjedhjet afatmesme amerikane – LIVE, MINUTË PAS MINUTE

Investitorët janë të shqetësuar për mundësinë e një mbikëqyrjeje më të rreptë ndaj perandorisë së biznesit të Muskut, si dhe për ndikimin që rezultati zgjedhor mund të ketë në planet për bashkimin e Teslas me SpaceX-in.

Musk, një nga aleatët më të afërt të presidentit amerikan, Donald Trump, kishte investuar shuma të mëdha në mbështetje të kandidatëve republikanë gjatë fushatës zgjedhore.

Fitorja e demokratëve përbën kështu një goditje politike për të dhe për Trumpin. /Telegrafi/

Komentet