Hoxhaj: Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u trajtua sikur të kishte aplikuar Koreja e Veriut

Nacionale

Hoxhaj: Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u trajtua sikur të kishte aplikuar Koreja e Veriut Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj mosshqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke theksuar se një situatë e tillë nuk mund të shihet vetëm si problem i jashtëm. “Duhet […]

Madhësia e shkronjave

Hoxhaj: Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u trajtua sikur të kishte aplikuar Koreja e Veriut

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj mosshqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke theksuar se një situatë e tillë nuk mund të shihet vetëm si problem i jashtëm.

“Duhet të jesh një shtet i fyer nëse kërkesa për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk merret në konsideratë për kaq vite. Një injorim i tillë do t’i bëhej vetëm Koresë së Veriut. Kjo është mënyra se si Evropa e trajton Kosovën, duke mos e marrë fare parasysh aplikimin për Këshillin e Evropës”, deklaroi Hoxhaj, në Klan Kosova.

Sipas tij, ky trajtim është edhe pasojë e mungesës së seriozitetit të brendshëm institucional dhe e dështimeve të vazhdueshme në udhëheqjen e vendit gjatë viteve të fundit.

Hoxhaj thekson se pa një qasje më të përgjegjshme dhe pa vendime strategjike të qarta, Kosova rrezikon të mbetet jashtë proceseve të rëndësishme ndërkombëtare.