Teksa në faqe të ndryshme pornografike vijojnë të ngarkohen video të tjera me përmbajtje intime mes kompozitorit Adrian Hila dhe artisteve të ndryshme, Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk janë në gjendje të japin një përgjigje se kush i ka nxjerrë këto video të kapura nga kamerat e sigurisë.
Në funksion të hetimit, këtë të martë, Sektori për Krimin Kibernetik në Policinë e Tiranës ka pyetur edhe 3 vajza të tjera të përfshira në këto video.
Ashtu si personat e tjerë që kanë dhënë deklarime më herët, ato kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke deklaruar mbi marrëdhënien me kompozitorin, por përgjegjësinë e shohin përtej tij, duke hedhur dyshime te personat të cilët kanë shpërndarë apo komentuar videot.
Për këtë ngjarje, blutë e Tiranës kanë referuar materialet në Prokurori për 4 vepra penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private”./Top Channel






