Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

Nacionale

Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka bërë me dije se është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve në ambientet e Akademisë e Sigurisë. Menjëherë pas njoftimit, inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikime në subjektin SORI-AL, i cili ofron shërbimin e kateringut në këtë institucion, si dhe në ambientet e Garnizoni Skënderbej pranë Akademia […]

Madhësia e shkronjave

Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka bërë me dije se është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve në ambientet e Akademisë e Sigurisë.

Menjëherë pas njoftimit, inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikime në subjektin SORI-AL, i cili ofron shërbimin e kateringut në këtë institucion, si dhe në ambientet e Garnizoni Skënderbej pranë Akademia e Forcave të Armatosura.

Sipas AKU-së, në Akademinë e Sigurisë janë konstatuar kushte higjieno-sanitare të rregullta dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Në kuadër të hetimit janë marrë 14 mostra ushqimore (nga dreka dhe darka) për analiza mikrobiologjike në laboratorin e ISUV, raporton euronews.al.

Gjurmueshmëria e rastit ka vijuar edhe në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, ku kryhet përpunimi i ushqimeve.

Edhe aty janë konstatuar kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe dokumentacion i rregullt.

Raportohet se janë marrë 14 mostra shtesë ushqimore, si dhe 5 mostra tampon për higjienën e mjedisit dhe pajisjeve, të cilat janë dërguar për analizim në ISUV.

Në këtë subjekt është vendosur masa e ndërprerjes së aktivitetit deri në daljen e rezultateve laboratorike. Gjatë kontrolleve kanë qenë të pranishme edhe institucionet përkatëse, përfshirë NJVKSH Tiranë, ISHSH dhe Policia e Shtetit.

AKU thekson se po vijon ndjekjen e rastit hap pas hapi dhe do të marrë masat e nevojshme në varësi të rezultateve laboratorike, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.