Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin për tatimin në pronë dhe do të ulim çmimin e energjisë elektrike

Nacionale

<div><div><img width="640" height="413" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/IMG_6189-1024x660.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1280" height="825" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/IMG_6189.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me përfaqësues të sektorit privat dhe punëtorë. Gjatë vizitës te bizneset Heinze, Geli Fruits, G4SHI dhe Nertili, Hamza ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për bizneset vendore dhe ka theksuar rolin […]</div>

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me përfaqësues të sektorit privat dhe punëtorë.
Gjatë vizitës te bizneset Heinze, Geli Fruits, G4SHI dhe Nertili, Hamza ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për bizneset vendore dhe ka theksuar rolin kyç të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Si Kryeministër, do të jem partner dhe aleat i fuqishëm i sektorit privat, me investime, grante dhe mbështetje institucionale, në mënyrë që bizneset të përmirësojnë kushtet e punës dhe të rrisin pagat për punëtorët e sektorit privat,” ka deklaruar Hamza.
Ai ka bërë edhe zotime konkrete në favor të bizneseve dhe qytetarëve. Së pari, Hamza ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për rritjen e tatimit në pronë për objektet afariste, të miratuar nga qeveria aktuale.
“Ligjin për rritjen e tatimit në pronë do ta ndryshojmë, në mënyrë që barra financiare të mos rëndojë mbi bizneset,” ka theksuar ai.
Po ashtu, Hamza ka njoftuar se qeveria e tij do të heqë TVSH-në për energjinë elektrike, me qëllim të uljes së faturave për qytetarët dhe bizneset.
“Do ta heqim TVSH-në për energjinë elektrike, që qytetarët dhe bizneset të paguajnë fatura më të ulëta të energjisë,” ka shtuar Hamza.
Kryetari i PDK-së ka bërë të ditur se ka nisur një tur nëpër qytetet e Kosovës, për t’u takuar drejtpërdrejt me qytetarë dhe biznese, si dhe për të shpalosur programin e tij për punë, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.