Hamza për Dacin: Trashëgimia e tij pjesë e pandashme e themeleve të shtetëndërtimit të Kosovës

Nacionale

<div><div><img width="640" height="436" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Daci2-1024x697.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1079" height="734" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Daci2.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka reaguar pas vdekjes së ish kryeparlamentarit Nexhat Daci. Ai ka thënë se trashëgimia e Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës. “Lajm i hidhur në ditën e parë të vitit 2026. Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai […]</div>

Madhësia e shkronjave

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka reaguar pas vdekjes së ish kryeparlamentarit Nexhat Daci.
Ai ka thënë se trashëgimia e Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës.
“Lajm i hidhur në ditën e parë të vitit 2026. Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë. Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes Daci, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij”.