Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka përshëndetur fillimin e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë për vendin.
“Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka falënderuar partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit dhe ka theksuar nevojën për një fazë të re në raportet me Bashkimin Evropian.
“I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik”, ka theksuar Hamza.
Sipas tij, orientimi euroatlantik i Kosovës dhe bashkëpunimi me aleatët mbeten kyçe për të ardhmen e vendit.
“Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, ka përfunduar Hamza.
Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së është vendim i drejtë, i falënderoj partnerët për mbajtjen e premtimit
<div><div><img width="617" height="373" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/hamza-1.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="617" height="373" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/hamza-1.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka përshëndetur fillimin e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë për vendin. “Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët […]</div>






