Hamza e nis ditën me Walkerin, e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën

Nacionale

<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813298-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Hamza e nis ditën me Walkerin, e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="810" height="540" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813298-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Hamza e nis ditën me Walkerin, e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën" loading="lazy"></p>Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka nisur në shoqërinë e mikut të madh të Kosovës, Ambasadorit William Walker, në kuadër të ditëve të përkujtimit për viktimat e Masakrës së Reçakut. Hamza theksoi se Ambasadori Walker, ashtu si çdo vit, është pranë Kosovës në</div>

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka nisur në shoqërinë e mikut të madh të Kosovës, Ambasadorit William Walker, në kuadër të ditëve të përkujtimit për viktimat e Masakrës së Reçakut.
Hamza theksoi se Ambasadori Walker, ashtu si çdo vit, është pranë Kosovës në këto ditë nderimi, duke rikujtuar rolin e tij vendimtar në janar të vitit 1999, kur ai i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe kontribuoi që e vërteta të mos mbetej e heshtur.
“Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur.Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme.Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”, ka shkruar Hamza.