Gurët bien mbi veturë në rrugën Pejë–Kuqishtë, lëndohen prindërit dhe dy fëmijët

LAJME

Një familje që po udhëtonte me veturë në rrugën Pejë-Kuqishtë është goditur nga një gurë i madh i cili kishte rrëshqitur. Si pasojë e kësaj prindërit dhe dy fëmijët kanë pësuar lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Dukagjini. Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi. Gashi, […]

Madhësia e shkronjave

Një familje që po udhëtonte me veturë në rrugën Pejë-Kuqishtë është goditur nga një gurë i madh i cili kishte rrëshqitur.

Si pasojë e kësaj prindërit dhe dy fëmijët kanë pësuar lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Gashi, mes tjerash, bëri të ditur se katër të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës

Një familje, prindërit dhe dy fëmijët, që ishin në veturë janë goditur nga një gurë goxha i madh. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente”, tha Gashi.