Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bëri me dije se në Mramor po investohet për rikthimin e ish-objektit të Shkollës Fillore “Avni Rrustemi” në çerdhen e parë të Gollakut.
Ai tha se çerdhja do të mundësojë akomodimin e mbi 60 fëmijëve nga Mareci, Busia, Mramori dhe Slivova, të organizuar në 5 grupe.
“Ky është një hap konkret drejt barazisë në qasje, duke e shtrirë edukimin e hershëm edhe në zonat rurale dhe duke investuar drejtpërdrejt në të ardhmen e fëmijëve tanë”, shkroi Rama në Facebook.
- Reklamë -











