<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819853-gjykata-kushtetuese-le-ne-fuqi-pezullimin-e-belinda-ballukut.webp" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="gjykata-kushtetuese-le-ne-fuqi-pezullimin-e-belinda-ballukut" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819853-gjykata-kushtetuese-le-ne-fuqi-pezullimin-e-belinda-ballukut.webp" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="gjykata-kushtetuese-le-ne-fuqi-pezullimin-e-belinda-ballukut" loading="lazy"></p>Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo gjykatë nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për të vendosur mbi ankimin e kryeministrit. Kësisoj, ndarja e votave 4 me 4 do të thotë rrëzim i ankimit për shkak se nuk arrihet shumica vendimmarrese dhe Belinda Balluku pezullohet</div>
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Kjo gjykatë nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për të vendosur mbi ankimin e kryeministrit. Kësisoj, ndarja e votave 4 me 4 do të thotë rrëzim i ankimit për shkak se nuk arrihet shumica vendimmarrese dhe Belinda Balluku pezullohet nga detyra, shkruan A2.
GJKKO, me kërkesë të SPAK, pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku, por Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij. Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie, raporton A2CNN.
Pas kërkesës së kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga “Kushtetuesja”.