Gjimnazistët në Korçë kanë braktisur mësimin këtë të mërkurë dhe kanë dalë në rrugët e qytetit, në shenjë proteste.
Ata kishin paralajmëruar se do të protestonin në orën 11:00, por pretendojnë, sipas raportimit të gazetarit Xhensil Shkëmbi, se mësuesit do t’u mbyllnin dyert gjatë pushimit të madh, duke mos i lejuar të dilnin për t’iu bashkuar protestës.
Pas protestave në Tiranë, vjen reagimi i parë i Ramës: Kjo nuk është nga duart e studentëve
Për këtë arsye, gjimnazistët kanë vendosur të braktisin mësimin dhe të marshojnë në rrugët e Korçës.
Kjo protestë zhvillohet në një kohë kur në Tiranë, prej dy ditësh, vijon protesta e thirrur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe gjimnazistët.
Lëvizja e të rinjve është shoqëruar me tensione dhe përplasje para Ministrisë së Arsimit./euronews/






