Gjenden mjete të pashpërthyera në Rahovec dhe Gjakovë, Policia jep detaje

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826056-gjenden-mjete-te-pashperthyera-ne-rahovec-dhe-gjakove-policia-jep-detaje.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="gjenden-mjete-te-pashperthyera-ne-rahovec-dhe-gjakove,-policia-jep-detaje" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826056-gjenden-mjete-te-pashperthyera-ne-rahovec-dhe-gjakove-policia-jep-detaje.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="gjenden-mjete-te-pashperthyera-ne-rahovec-dhe-gjakove,-policia-jep-detaje" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete të pashpërthyera. Nga policia bëhet e ditur se, në të dy rastet, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar, dhe në rastin tjetër</div>

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete të pashpërthyera.
Nga policia bëhet e ditur se, në të dy rastet, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar, dhe në rastin tjetër, mjetin e dyshuar e ka tërhequr njësiti i KFOR’it.
Raporti:
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Rahovec /03.03.2026-08:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit të oborrit, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar.
Gjakovë/03.03.2026-09:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit në një objekt, ka hasur në dy mjete të dyshuara. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it kanë tërhequr mjetet e dyshuara.