Gara “Hack the Drone” po vjen. A jeni gati për fluturim?

Teknologji

Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe FLOSSK kanë hapur aplikimet për “Hack the Drone” (Hackadrone) – një sfidë inovative dy-ditore, e dizajnuar për të shtyrë kufijtë e inxhinierisë, sigurisë dhe fluturimit. Gara “Hack the Drone” është një sfidë inovative dy-ditore që bën bashkë studentë, profesionistë të rinj dhe inxhinierë të ardhshëm për të dizajnuar, ndërtuar, konfiguruar […]

Madhësia e shkronjave

Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe FLOSSK kanë hapur aplikimet për “Hack the Drone” (Hackadrone) – një sfidë inovative dy-ditore, e dizajnuar për të shtyrë kufijtë e inxhinierisë, sigurisë dhe fluturimit.

Gara “Hack the Drone” është një sfidë inovative dy-ditore që bën bashkë studentë, profesionistë të rinj dhe inxhinierë të ardhshëm për të dizajnuar, ndërtuar, konfiguruar dhe pilotuar sisteme të mikro-dronëve FPV nën kufizime teknike dhe të sigurisë të botës reale.

A jeni student, profesionist i ri apo inxhinier i ardhshëm? A keni atë që duhet për të ndërtuar, konfiguruar dhe pilotuar një sistem të mikro-dronëve FPV nën kufizime të botës reale? Kjo është mundësia juaj për të shkëlqyer, dhe mësuar. Mësoni më shumë, krijoni një ekip dhe aplikoni këtu.

Ekipet do të kalojnë nëpër pesë sfida rigoroze që testojnë arsyetimin teknik, aftësitë në harduer dhe mendimin strategjik:

Gati për t’u nisur? Mos e humbni mundësine tuaj për të qenë pjesë e ngjarjes kryesore të hakimit të dronëve në Kosovë.

Bashkohuni me ne dhe “Hack the Drone”!

Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e projektit “Skills for sustainable jobs in Kosovo“, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i implementuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.