Galatasaray ka triumfuar në derbin e madh turk ndaj Fenerbahçes me rezultat 2-1, duke marrë tri pikë të rëndësishme që e ngjitin në vendin e parë të kampionatit.
Victor Osimhen ishte protagonisti kryesor i vendasve, duke shënuar dy gola në pjesën e parë. S
ulmuesi nigerian zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, pas një pasimi të Barış Yılmaz, ndërsa në minutën e 44-të realizoi edhe golin e dytë me kokë, duke e çuar Galatasarayn në pushim me epërsi prej dy golash.
Fenerbahçe reagoi në pjesën e dytë dhe e ngushtoi rezultatin në 2-1 në minutën e 62-të. İrfan Kahveci realizoi një gol të bukur me një goditje akrobatike brenda zonës, duke rikthyer emocionet në derbi.
Mysafirët tentuan të kërkonin golin e barazimit, ndërsa Galatasaray pati mundësi ta thellonte epërsinë. Lucas Torreira shpërdoroi një rast të mirë në minutën e 72-të, kur goditja e tij me volej përfundoi pak mbi traversë.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u aktivizua në minutën e 83-të, kur zëvendësoi N’Golo Kantén, por nuk arriti ta ndihmonte Fenerbahçen të shmangte humbjen.
Bizim için klasikleşen Fenerbahçe galibiyetlerine bir yenisini daha ekliyoruz. ✅Maç sonucu: Galatasaray 2-1 Fenerbahçe 👏#GSvFB https://t.co/sxpiL0UH7D
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) October 26, 2026
Me këtë fitore, Galatasaray shkon në kuotën e 22 pikëve dhe ngjitet në vendin e parë të tabelës, ndërsa Fenerbahçe mbetet në pozitën e pestë me 16 pikë. /Telegrafi/