Futbollisti Mërgim Berisha ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për vajzën e tij, e cila feston ditëlindjen e parë.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha ndau një fotografi të ëmbël të vogëlushes pranë tortës së ditëlindjes, duke e shoqëruar me një dedikim prekës në gjuhën gjermane.
“Ditëlindja e parë e princeshës sime të vogël. Sot bëhesh 1 vjeç dhe babai nuk mund ta përshkruajë sa të lumtur na bën. Që kur ti je në jetën tonë, gjithçka është bërë më e bukur”, ka shkruar ai.
Tutje tha: “Të uroj shëndet, dashuri dhe shumë lumturi në jetë. Babi dhe mami do të të mbrojnë gjithmonë dhe do të të duan pafundësisht”.
I njëjti prej dy vitesh është i martuar me partneren e tij, Edonën, me të cilën ndan edhe vajzën.
Sa i përket anës profesionale, ai në fillim të këtij viti u bë me skuadër të re, por që ka mbetur në futbollin gjerman.
Sulmuesi kosovar është larguar nga Hoffenheim dhe karrierën po e vazhdon në Bundesliga 2 te Kaiserslautern. /Telegrafi/






