Foshnja e porsalindur bëhet virale me pozën e saj të pazakontë: E ka kuptuar jetën që ditën e parë

Life/Bizare

Një foshnjë e porsalindur ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi një video e shfaq duke qëndruar e qetë, me të dyja duart pas kokës dhe njërën këmbë mbi tjetrën, vetëm pak minuta pas lindjes. Videoja u publikua nga pediatri dhe specialisti i neonatologjisë, Dr. Islam Eldeh, nga Kajro, Egjipt. See on Instagram See on […]

Madhësia e shkronjave

Një foshnjë e porsalindur ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi një video e shfaq duke qëndruar e qetë, me të dyja duart pas kokës dhe njërën këmbë mbi tjetrën, vetëm pak minuta pas lindjes.

Videoja u publikua nga pediatri dhe specialisti i neonatologjisë, Dr. Islam Eldeh, nga Kajro, Egjipt.

See on Instagram

Nën mbishkrimin “Mbreti i vogël!”, pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta dhe komente nga përdoruesit, të cilët e kanë cilësuar foshnjën si shembullin e përsosur të relaksimit.

“Ky është brezi Beta, që e ka kuptuar balancën mes punës dhe jetës që në ditën e parë”, shkroi një përdorues.

Një tjetër komentoi: “Unë sapo linda dhe tashmë jam i lodhur. Më duhet të pushoj”.

Videoja vazhdon të argëtojë përdoruesit, të cilët e kanë pagëzuar foshnjën si “mbretin e vogël të relaksimit”. /Telegrafi/

Komentet