Formacionet zyrtare, Ballkani -Gjilani, dy ekipet zbresin në fushë për kryendeshjen e javës

Sport

Ballkani dhe Gjilani kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e vlefshme për kampionatin e Kosovës, që zhvillohet sot në Suharekë, me fillim nga ora 13:00. Kjo është kryendeshja e javës, ku përballen dy skuadra që synojnë të mbeten në garë për kreun e tabelës. Ballkani, tri herë kampion i Kosovës, vjen në këtë takim pa […]

Madhësia e shkronjave

Ballkani dhe Gjilani kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e vlefshme për kampionatin e Kosovës, që zhvillohet sot në Suharekë, me fillim nga ora 13:00.

Kjo është kryendeshja e javës, ku përballen dy skuadra që synojnë të mbeten në garë për kreun e tabelës.

Ballkani, tri herë kampion i Kosovës, vjen në këtë takim pa kryetrajner të emëruar, pas largimit të Sami Sermaxhajt. Skuadra nga Suhareka renditet në vendin e pestë me 19 pikë.

Ndërkohë, Gjilani ka kaluar në një periudhë më të mirë nën drejtimin e Zekirja Ramadanit. Kuqebardhët nuk kanë pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe aktualisht zënë vendin e katërt me 22 pikë.

Përballjen e parë të këtij sezoni, të zhvilluar në shtator, e kishte fituar Gjilani me rezultat 1-0.

Formacionet zyrtare

Ballkani: Selmani, Jashanica, Batarelo, Dosso, Giovani, Diene, Domgjoni, Sabanadnoviq, Hamidi, Berisha, Topalli.

Gjilani: Coric, Thaqi, Ibrahimi, Jashari, Potoku, Limani, Boshnjaku, Rrahmani, Bllaca, Zekaj, Tolaj.

/Telegrafi/