Në ambientet e Komunës së Bujanoc është pritur një delegacion i kryesuar nga Sazan Guri, në praninë e Ambasadorit të Shqipëria në Serbi, Bardhyl Canaj.
Gjatë takimit është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Akademia Alternative “Rrënjet Tona”, duke hapur rrugën për realizimin e projekteve konkrete në fushën e kulturës dhe arsimit në komunë.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Komuna e Bujanocit do të përfitojë 1000 libra, të cilët do të shpërndahen në bibliotekën e qytetit dhe në shkollat e komunës, me qëllim pasurimin e fondit librar dhe mbështetjen e arsimit në gjuhën shqipe.
Gjatë vizitës, Guri dhuroi një libër si shenjë simbolike respekti dhe bashkëpunimi, ndërsa nga ana e komunës iu nda një mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tij në promovimin e dijes dhe vlerave kombëtare.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit kulturor dhe arsimor, si dhe thellimit të lidhjeve institucionale në funksion të zhvillimit lokal.





