Florentino Perez dhe Jose Mourinho të kënaqur me sulmin, Reali pritet të investojë vetëm në mbrojtje

Sport

Real Madridi po përgatitet për ndryshime të mëdha pas një sezoni zhgënjyes, me klubin që e ka vënë si prioritet emërimin e një trajneri të ri dhe përforcimet në mbrojtje. Jose Mourinho tashmë shihet si kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës, teksa Florentino Perez është i gatshëm t’ia besojë atij projektin, nëse portugezi […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi po përgatitet për ndryshime të mëdha pas një sezoni zhgënjyes, me klubin që e ka vënë si prioritet emërimin e një trajneri të ri dhe përforcimet në mbrojtje.

Jose Mourinho tashmë shihet si kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës, teksa Florentino Perez është i gatshëm t’ia besojë atij projektin, nëse portugezi pranon rikthimin.

Mourinho thuhet se është informuar plotësisht për situatën brenda klubit dhe po e shqyrton seriozisht mundësinë e kthimit, ndërsa te Reali besojnë se një pjesë e madhe e ekipit aktual mund të përmirësohet nën udhëheqjen e duhur.

Në të njëjtën kohë, madrilenët po planifikojnë tri ose katër afrime në repartin defensiv, në një moment kur e ardhmja e disa lojtarëve mbetet e paqartë – përfshirë David Alaban, Ferland Mendyn dhe Dani Carvajalin.

Trent Alexander-Arnold, Antonio Rudiger, Dean Huijsen dhe Alvaro Carreras aktualisht konsiderohen si pjesë kyçe të planeve për sezonin e ardhshëm.

Në repartin ofensiv, Real Madridi nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha. Endrick dhe Nico Paz janë të planifikuar të rikthehen, ndërsa bërthama e projektit do të vazhdojë të ndërtohet rreth Jude Bellinghamit, Vinicius Juniorit dhe Kylian Mbappes.

Ndryshime mund të ketë edhe në mesfushë pas shqetësimeve të fundit rreth Federico Valverdes dhe Aurelien Tchouamenit, por mbrojtja mbetet sektori ku klubi synon të ndërhyjë më fuqishëm./Telegrafi/