Hansi Flick e ka cilësuar Lamine Yamalin si lojtarin më të mirë në botë për momentin, duke vlerësuar paraqitjet e yllit të Barcelonës, por njëkohësisht duke theksuar se sezoni është ende i gjatë.
Trajneri gjerman nuk i kurseu lavdatat për sulmuesin e krahut, i cili vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij në fanellën e katalunasve.
“Lamine është aktualisht lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Flick.
Megjithatë, pavarësisht kënaqësisë me ecurinë e skuadrës deri më tani, trajneri i Barcelonës theksoi se ekipi duhet të vazhdojë të punojë me të njëjtin përkushtim edhe në muajt e ardhshëm.
Joan Laporta i del në mbrojtje presidentit të La Ligës pas sulmeve të Real Madridit
“Ky është një sezon i gjatë dhe ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur, por deri tani gjithçka është e jashtëzakonshme. Mund të ndodhin shumë gjëra, por ne po punojmë shumë fort”, u shpreh Flick.
Komentet e tij vijnë në një periudhë kur Barcelona po kalon një ecuri të shkëlqyer në La Liga, ndërsa Yamal po vazhdon të konfirmohet si një prej figurave kryesore të skuadrës katalunase./Telegrafi/






